Nesër do të mbahet “Konferenca Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat”  duke filluar nga ora 9:30 në Restaurant “ORA” në Magjistralen Podujevë-Merdarë, transmeton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna  e Podujevës përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.

Po ju sjellim të plotë njoftimin e Komunës së Podujevës:

 

“NJOFTIM

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Podujevës në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2016” organizon “Konferencë Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat” në Podujevë ku do të paraqiten dhe diskutohen sfidat e sektorit privat si dhe shërbimet dhe programet zhvillimore që ofrohen nga Qeveria në nivel kombëtar dhe lokal.

Konferenca mbahet të premten më datë 09.09.2016 duke filluar nga ora 9:30 në Restaurant “ORA” Magjistralja Podujevë – Merdarë, kilometri i 5-të.”