Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, transmeton Llapi.info.
Ky është urimi i plotë i Veliut:
“Të nderuar qytetarë,
Kurban Bajrami është një festë e veçuar në kalendarin e festave të besimtarëve myslimanë.
Kjo është një festë e madhe e faljes, ku veç gëzimit e falënderimit për Zotin shënjon edhe një akt solidarësie e morali njerëzor me të afërmit, miqtë dhe me gjithë njerëzit rreth nesh.
Uroj që ditët e kësaj feste në familjet tona të sjellin paqe e begati, në sofra e në zemra, dashuri e mirësi për të gjithë.
Gëzuar festa e Kurban Bajramit!
Agim VELIU”