Komuna e Podujevës ka njoftuar se që nga sot do të nis dezinsektimi i qytetit të Podujevës, njofton Llapi.info.
Sipas këtij njoftimi dezinsektimi do të bëhet në zonat publike të qytetit dhe hapësirave përreth lumenjve Llap dhe Dumnicë brena territorit të komunës së Podujevës.
Ky dezinsektim sipas njoftimit të komunës bëhet me qëllim të eliminimit të insekteve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve të tjera) si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive ku bartës janë insektet e ndryshme.
Dezinsektimi i hapësirave publike fillon nga data 14.09.2016 (e mërkurë) dhe zgjat deri më 20.09.2016 (e martë).
Më datën 14.09.2016 nga ora 16:30 bëhet dezinsektimi i Parkut të Qytetit, Parkut të Paqes, Rr. “Zahir Pajaziti”, rrugët e tjera të qytetit dhe oborri i spitalit të qytetit.
Më 15.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatrat Peran, Bajçinë.
Më 16.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatin Doberdol dhe pjesa e qytetit.
Më 17.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatrat Sekiraçë dhe Gllamnik.
Më 18.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatrat Siboc, Penuh dhe Llugë.
Më 19.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Llap në fshatrat Bellopojë dhe Lupç.
Më 20.09.2016, dezinsektimi rreth lumit Dumnica në fshatrat Sfeqel dhe Dumosh.
Me këtë rast njoftohet Shoqata e Bletareve dhe të gjithë bletarët t’i mbajnë bletët e mbyllura, sipas datave të shpallura nëpër fshatra dhe qytet, sipas planit të dezinsektimit të hapësirave, për shkaqe të sigurisë së bletëve të tyre.
Përveç kësaj, njoftohen të gjithë qytetarët e qytetit të Podujevës që më datën 14.09.2016 (e mërkurë) nga ora 16:30, t’i mbyllin dritaret gjatë kohës se dezinsektimit të hapësirave publike të qytetit në një interval kohor prej një ore (16:30- 17:30) në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve të tjera) nëpër banesa, shtëpi dhe objekte të tjera./Llapi.info