Kanë filluar punimet për zgjerimin e Rrugës Nacionale Podujevë- Prishtinë, njofton Llapi.info.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se ky projekt është projekti më i rëndësishëm për qytetarët llapjanë.

“Ky është projekti më i madh dhe më i rëndësishmi që realizohet për qytetarët llapjanë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës”, ka shkruar ai.

Në këtë inaugurim mori pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Punimet për zgjerimin Rrugës Nacionale N25, do të fillojnë nga segmenti Rreth-Rrotullimi Besi – Podujevë, Loti 5, te kyçja e parë për Podujevë nga drejtimi i Prishtinës./ Llapi.info