Një grup i të rinjve të qytetit të Podujevës të cilët në ditën e djeshme kishin filluar një aksion për mbledhje të parave në ndihmë të 3 vjeçarit Besim Kurtolli nga Majaci i Podujevës, kanë grumbulluar 1147 euro e 94 cent, shkruan Llapi.info.
Që të gjitha këto para të mbledhura nga ky aksion, sot i janë deponuar familjes Kurtolli. Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur njëri nga organizatorët e këtij aksioni humanitar.
Që të jenë sa më transparent, ata kanë vendosur që ta bëjnë publike edhe fletëdeponimin e parave në emër të Fatmir Kurtollit.
Aksioni ka zgjatur vetëm dje nga ora 11:00 deri në ora 21:00 në dy pika të qytetit./Llapi.info