Që nga 1 nëntori Shkolla Fillore “Enver Maloku” në Podujevë pritet që të funksionalizohet dhe të filloj procesin mësimorë, shkruan Llapi.info.

Procesi mësimorë i cili nuk ka filluar deri më tani për shkak të mos plotësimit të kushteve, pas një muaji e gjysmë pritet që të filloj mbarëvajtjen e mësimit ngjashëm sikurse në shkollat tjera në Podujevë.

Kështu është shprehur për Llapi.info Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Podujevë, Avni Maloku. Ai tha se këtë përgjigje e ka marrë në formë të shkruar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Sipas tij në përgjigjen e kthyer nga MASHT parashihet që kompania “Ndërtimtari” të përfundoj punimet në këtë shkollë deri me 1 nëntor 2016 dhe objekti të funksionalizohet, dhe nëse punimet nuk përfundohen deri në këtë datë pasojat do t’i bartë kjo kompani.

“ Nëse nuk përfundohen të gjitha punimet teknike deri më datën e caktuar më lartë  do të ketë shkëputje të një anshme  të kontratës nga investitori nga MASHT dhe të gjitha pasojat do ti bartë kompania punë kryerëse duke u bazuar në kushtet e kontratës” tha Maloku.

Mirëpo, deri më këtë datë  akoma nuk është ndërmarr asgjë për fillimin e mësimit të nxënësve të kësaj shkolle.
Për këtë, Maloku tha se deri më 1 nëntor, në mënyrë që fëmijët të mos humbasin mësimin, do të merret vendim së bashku me këshillin drejtues të prindërve.

“Përmes  këshillit drejtues ku janë prindërit do tua japim obligimet e së bashku me këtë ekip do të ulemi e do të bisedojmë çka do të bëjmë deri më 1 nëntor apo a mund të bëjmë diçka deri më këtë datë që fëmijët të mos humbin mësim” tha ai.

Sipas tij ekzistojnë një numër i madh alternativash që procesi mësimorë të mos humbet. Ai  tha se mundësitë ekzistojnë, por e gjithë ajo që nevojitet është vullneti i këshillit të prindërve.

“Një pjesë e nxënësve sidomos të ciklit të ulët  të vogël, po e marrë vetëm si një prej modeleve, mujm me e bartë dikund me transport e krejt, por një pjesë e tyre mundemi ndoshta edhe me i harmonizu edhe aty me ato pak intervenime të vogla nëse edhe prindërit janë dakord” tha Maloku.

Kurse për problemin e kompensimit të mësimit të humbur, Maloku u shpreh se do të zëvendësohen në ditët e shtuna dhe në ndonjë ditë në pushimin dimërorë e atë pranverorë./Llapi.info