Edhe këtë vikend, Llapi nuk do ta zhvilloj ndeshjen e radhës së xhiros së pestë të Vala Superligës së Kosovës në stadiumin e qytetit “ Zahir Pajaziti”. Kjo për shkakun se punimet në këtë stadium nuk kanë përfunduar akoma.

Llapi do të luaj si vendas, por kundërshtarin e radhës, Lirinë, do ta pres të dielën në Merdare, shkruan Llapi.info.

Përballja do të filloj nga ora 15:00, ku gjyqtarë do të jenë N. Rraci, E. Baliqi, I. Kabashi dhe I. Cerraviku.

Në këtë takim Llapi do të kërkoj këndelljen pas humbjes 3 me 0 që pati xhiron e kaluar nga Trepça ’89.

Që të dy ekipet kanë nga 6 pikë në Superligë. Llapi gjendet në vendin e 8 kurse Liria në vendin e 6 për shkak të golaverazhit më të mirë./Llapi.info