Ministria e Infrastrukturës përpos projektit për zgjerimin e magjistrales Podujevë- Prishtinë punimet e së cilës kanë filluar disa ditë më parë ajo ka në plan të investojë edhe në disa projekte tjera në Podujevë, transmeton Llapi.info.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës gjatë këtij viti në komunën e Podujevës do të investohet në asfaltimin e rrugës për nevojat e Burgut të Sigurisë së Lartë në fshatin Gërdoc, në asfaltimin e rrugëve në qytetin e Podujevës si dhe në asfaltimin e rrugës Ballaban- Orllan.

Përpos këtyre, investime të kësaj Ministrie do të ketë edhe në asfaltimin e rrugëve nëpër fshatra si në Dobërdol, Majac, Merdar, Kushevicë, Batllavë- Dyz dhe Herticë- Surdullë.

Ndryshe, kjo Ministri në bashkëpunim me Komunën e Podujevës së fundmi kanë përuruar asfaltimin e rrugës Pollatë- Reçicë (te Kulla e Demë Ahmetit)./Llapi.info