Vogëlushi  3-vjeçar, Besim Kurtolli, nga Majaci i Podujevës i cili ka nevojë për transplant të veshkave, sot ka udhëtuar për në Gjermani, transmeton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur këngëtari Labinot Tahiri i cili kishte filluar aksionin humanitar për të mbledhur para për ta ndihmuar 3- vjeçarin  .

“Rruga e mbarë trim e të ndihmoftë Zoti ai sikurse të ndihmoj i gjithë Kombi”- thuhet ndër të tjera në postimin e Labit.

Mirëpo, Labi nuk ndalon së ndihmuari, tani ai është duke lobuar për të ndihmuar Liridona Gajtanin nga Prishtina e cila është diagnostifikuar me leokemi.

Ju sjellim të plotë postimin e Labit në Facebook:

 

“Mirmengjesi Populli ynë!

Lajm me i miri deri me tani! 
Besimi tre vjeqarë ka udhëtuar sot për në GJERMANI??????
Rruga e mbar trim e të ndihmoftë ZOTI sikurse të ndihmoj i gjith Kombi✊?✨

Zoti ia dhasht jetën e gjatë e u shëroft sa më par! 
Nderkohë do të shkoj edhe në Gjermani ta vizitoj ne emrin e të gjith juve.

Faleminderit shumë uroj që edhë kë jetë të djaloshit ta shpetojmë sebashku me ZOTIN.

Tani nga sot kemi filluar aksionin për Engjellushen tonë LIRIDONA GAJTANI! 
Ajo është me leokiminë, ta vazhdojme aksionin për ta ndihmuar.

JETMIR TAHIRI WESTER UNION 
0037745440318 
Dhe konton e LIRIDONES E KENI TASH UA PUBLIKOJ. 
Parat kane filluar të dergohen.

Zoti ju bekoftë! 
Nuk pres që parat të behen për dy ditë, por pres ta kryejm aksionin 
ZOTI NA NDIHMOFT??✊”
besimi liridona