Në fshatin Kaçanoll përçuesit e energjisë elektike janë të lidhura për një pemë. Kjo për shkak se shtylla elektrike është rrëzuar me vite. Largësia mes përçuesve dhe tokës është një metër.

Banorët e fshatit Kaçanoll kanë marrë iniciativën dhe kanë lidhur vet përçuesit e energjisë elektrike për një pemë. Kjo sepse sipas tyre nuk ka ardhur askush nga KEDS.

S.B., banor i fshatit Kaçanoll, ka thënë për portalin Llapi.info se përçuesit e energjisë elektrike i kanë lidhur banorët.

“Shtylla elektrike është rrëzuar tash e sa vite. Përçuesit e energjisë elektrike i kanë lidhur banorët, pasi që askush nuk ka ardhur nga punëtorët e KEDS-it kur e kemi lajmëruar rastin. Energji elektrike ka, por rrezikohet jeta e banorëve, pasi largësia mes përçuesve dhe tokës është një metër”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, zyrtarët e KEDS-it, thonë se nuk janë në dijeni për rastin në fjalë./llapi.info

11087016_1030358913659674_1334107492_n

2

4