8 biznese private në Podujevë janë shkyçur sot nga rrjeti elektrik nga KEDS që nga ora 11:30 e ditës deri në ora 16:00. 

Kjo për shkakun se vetëm njëra prej këtyre bizneseve nuk ka kryer obligimet e saja ndaj KEDS- it.

Mirëpo, sipas pronarëve të këtyre bizneseve kjo shkyçje është e pa pranueshme dhe se po u kushton mjaftë shumë në punën e tyre.

“Kjo shkyçje që sot është bërë na ka dëmtu mjaftë shumë. Vetëm gjatë kësaj periudhe sa ishim të shkyçur nga rrjeti elektrik humbjet materiale ishin të konsiderueshme. Nëse rryma ish ndal në bazë të ndonjë paralajmërimi është ndryshe, por kur shkyçesh nga rrjeti elektrik kur i kemi të gjitha obligimet e kryera ndaj tyre edhe pa paralajmërim është shumë keq”, tha njëri nga pronarët i cili deshi të mbetej anonim për Llapi.info.

Lidhur me këtë problem Llapi.info ka kontaktuar edhe me Zëdhënësin e KEDS- it, Viktor Buzhala, mirëpo për këtë çështje ai nuk ka dhënë informacione duke thënë se do t’u lajmërojë më vonë pasi që të informohet më në detaje lidhur me këtë rast. Llapi.info ka provuar sërish të kontaktoj me Buzhalën pas dy orëve, por kësaj radhe ai nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.

Për këtë problem pronarët e këtyre bizneseve kanë thënë se ndaj KEDS në Podujevë do të bëjnë padi, pasi që këta të fundit nuk kanë obligime të pa kryera ndaj tyre./Llapi.info.