Drejtori i Spitalit në Podujevë, Afrim Shabani dje i është bashkangjitur ekipit nga Podujeva KF Llapi, shkruan Llapi.info.
Ky lajm është bërë i ditur dje në faqen zyrtare të Llapit në rrjetin social Facebook.
Sipas këtij njoftimi, Shabani pas plotësimit të kritereve të përcaktuara nga UEFA e FIFA tashmë është pjesë e bardh e kaltërve.
Ja edhe postimi i plotë:
“Specialisti i Mjekësisë Sportive, Afrim Shabani i bashkëngjitet Stafit të FC Llapit
Në vazhdën e plotësimit të kritereve të përcaktuara nga UEFA dhe FIFA për garat ndërkombëtare dhe Licencimin e ekipeve futbollistike, FC Llapi ka angazhuar Specialistin e Licencuar të Mjekësisë Sportive Afrim Shabani”, thuhet në njoftimin e bërë nga Kf Llapi”./Llapi.info