KEDS, përmes një kumtese njofton se nesër do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës.
Në mesin e këtyre rajoneve është edhe Podujeva, vend në të cilin disa fshatra do të mbesin pa energji deri në katër orë, transmeton Llapi.info.
Duke filluar nga ora 16:00 deri në orën 20:00, gjatë kohës sa edhe do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Obranxha, Perani, Bajqina, Bradashi, Katunishta, Lepaja, Dobratini, Revuqi dhe Pakashtica.
Sipas KEDS arsyeja e shkyçjes është revizion i daljes 10kV./Llapi.info