Valon Nezirin, 23-vjeçarin që humbi jetën në vendin e tij të punës në Gjermani, shoku i tij Malsor Syla po e kujton me këngë. Ai sot ka publikuar këngën me titull “R.I.P Valon Neziri”, njofton Llapi.info.
Këta ishin shokë që nga shkolla e mesme, madje Syla tregon për Llapi.info se kanë qenë si vëllezër.
“Me Valonin katër vite jena kanë në një klasë, në një bankë bile. Ma shumë se shok e kom pas. E kom pas si vëlla” tha Syla për Llapi.info.
Ndryshe, Valon Neziri ka humbur jetën në një aksident në vendin e punës në Gjermani me datën 26 gusht të këtij viti./Llapi.info
Po ju sjellim këngën që Syla i ka kushtuar shokut të tij tashmë të ndjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=Q_HI4omJn9g