Lagjja Merqezi në Podujevë do të bëhet me Xhami. Kjo falë iniciativës së banorëve të kësaj lagjeje me në krye imam Imer Hajdinin të cilët kanë blerë tokë dhe e kanë dhuruar atë për ndërtimin e kësaj Xhamie, shkruan Llapi.info.

Në një ceremoni në të cilën morën pjesë Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Fushë Kosovës, Pajazit Tërrnava, Kryeimami i Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan, Burim Arifi si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës, imamë e xhematlinjë është përuruar gurëthemeli i Xhamisë së Madhe në Podujevë.

Me rastin e vënies së gurëthemelit të kësaj Xhamie Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërrnava tha se i përgëzoj qytetarët për iniciativën e marrë dhe se ndërtimi i kësaj Xhamie është i një rëndësie të veçantë veçmas për edukimin e fëmijëve në këtë komunë.

“Kjo Xhami do të ndikoj edhe më shumë që të edukohen mirë që të jenë një gjeneratë e cila do të jap një kontribut për këtë fe për këtë atdhe për këtë vatan për këta vëllezër e motra të cilët i madhi Zot ka dashtë e i ka krijuar dhe jetojnë e veprojnë në këtë nën qiell dhe i përkasin besimit islam në shumicë absolute këtu në republikën tonë. Me këtë rast e lus Allahun xh.sh. që të gjithë ata të cilët kanë dhënë kontribut çfarëdo lloji çoftë ai në sigurimin e këtij trualli në mundësinë e nisjes së punës në këtë truall që i madhi Zot t’i shpërblej me të mirat e tij në këtë dhe botën tjetër”, tha ai.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, duke uruar për vënien e gurëthemelit tha se edhe pse me një buxhet mjaftë simbolik për ndërtimin e kësaj xhamie ne do të vazhdojmë që të mbajmë premtimet tona dhe se do të shkojmë konform ligjeve për ndërtimin e kësaj Xhamie.
“Gjithçka kemi shkuar në formën legale çka edhe kërkojnë institucionet tona me leje ndërtimore që kemi marrë nga Kuvendi Komunal. Ne nuk kemi dashur të fillojmë punime edhe pse ka qenë mundësia që të vëmë gurëthemel edhe më parë por dëshirojmë që të respektojmë se fundja është edhe detyrim që të respektojmë institucionet e tona” tha Jashari, duke shtuar se fillimi i këtyre punimeve do të bëhet me një shumë jashtëzakonisht simbolike në këtë vend por me dëshirën që të kenë mbështetës në këtë drejtim.

Me këtë rast edhe Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari tha se ndihet i privilegjuar me fillimin e ndërtimit kësaj Xhamie.

“Po e nisim një shtëpi që ne i themi shtëpi e Zotit ashtu edhe është edhe shtëpi e gjithë xhematlinjëve që do të vinë këtu për të kryer jo vetëm namazin e xhumasë por edhe ritet tjera fetare. Unë ndihem dy herë i privilegjuar. Njëherësh që mu dha rasti të jem edhe në inaugurimin e kësaj xhamie por edhe në cilësinë e banuesit të kësaj lagjeje” tha ai.

Kjo Xhami do të ndërtohet duke u bazuar në modelin e një Xhamie në Fushë Kosovë e cila do të jetë me kat përdhes me një sipërfaqe 19 me 17 metra./Llapi.info

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC
SAMSUNG CSC

SAMSUNG CSC