Policia e Kosovës shkel rregullat e komunikacionit. Trotuaret e këmbësorëve në Podujevë përveç që janë të zëna nga vetura të qytetarëve të ndryshëm, ato janë shndërruar si vend parkime edhe për Policinë e Kosovës, shkruan Llapi.info.

Vetura me targa 102- 03 e Policisë së Kosovës, është fotografuar sot rreth orës 14:30 minuta në trotuarin para Postës së qytetit të Podujevës edhe përkundër faktit se shenja afër veturës do të thotë se është e ndaluar ndalja dhe parkimi i veturës.

Fotografitë janë realizuar nga një lexues i Llapi.info./Llapi.info

policia-1 policia-2