Familjen Hamza nga Podujeva dimri i këtij viti nuk do t’i zë në shtëpinë e tyre të vjetër e cila nuk i përmbush as kushtet elementare për jetesë. Ata tani janë bërë me shtëpi të re falë njerëzve human që së bashku me Organizatën Joqeveritare Devotshmëria kontribuan në ndërtimin e kësaj shtëpie, transmeton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të OJQ-së Devotshmëria- Podujevë në rrjetin social Facebook.
Kjo shtëpi ka hapësirë 80 m², ka dy dhoma, sallon e kuzhinë, banjën dhe korridorin.
Po ju sjellim të plotë postimin e kësaj OJQ-je:
OJQ DEVOTSHMËRIA dëshiron që këtë kënaqësi të madhe ta ndajë me ju të gjithëve që na u bashkuat në këtë projekt human, bujarë e njerëzorë që familjen Hamza bashkërisht e bëmë me shtëpi të re.
Me të parë gjendjen e rëndë të banimit të kësaj familjeje menjëherë OJQ DEVOTSHMËRIA përmes aktivistëve vullnetar e filloi iniciativën për koordinimin dhe organizimin e punimeve për ndërtimin e shtëpisë së kësaj familjeje duke gjetur përkrahje me materiale të ndryshme nga biznese dhe individë të shumtë të vullnetit të mirë, dhe falë Zotit sot kjo familje gëzon kushte shumë herë më të mira banimi.
Ojq Devotshmëria ka qenë dhe do të mbetet përherë e përkushtuar që të marrë përsipër organizimin dhe koordinimin me njerëz të vullnetit të mirë që tu dalim në ndihmë atyre që kanë nevojë, sepse bashkimi sjellë fuqi.
Shtëpia ka hapësirë 80 m2, ka dy dhoma, sallon e kuzhinë, banjën dhe korridorin.
Më poshtë do ti përmendim shumicën e atyre që kontribuuan në këtë shtëpi, e themi shumicën sepse kontribuuesit ishin të shumtë e ndoshta dikush na shpëton:
Jaha Company – Extra Beton
Shpetimi-5 me pronar Nexhip Raqi
NTSH Bast-Trade
Co-Tex, Islam Blakqori
NTP Arberia – Baki Osmani
Albi Moni
Toni-2
Elektro Instalues “Meti” – Besnik Luta
N.T. Porta – Osman Kryeziu
Nivelizim “Ermali”
Vëllezrit Blakqori – Fadil Blakqori
Firma Elita
Si dhe individ të shumtë si Lavdim Emini me shoqëri, Bajram Pacolli, Rasim Seferaj, Bejtush Pacolli, T.P, P.B, Ukshin Ganiu, Hajriz Gubetini etj.
Faleminderit të gjithëve, edhe juve që nuk ju kemi përmendur, Zoti ju begatoftë me të mirat e Tij.
#Bamirësia_nuk_të_varfëron
Sinqerisht,
OJQ Devotshmeria