Në 16-vjetorin e rënies së Bedri Ahmetit – Komadant ‘Bedi’ dhe bashkëluftëtarëve të tij u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh.

Në shënim të 16-vjetorit të rënies së Bedri Ahmetit – Komadant ‘Bedi’ dhe bashkëluftëtarëve të tij, Sabit Rrahimi, Hamdi Sejdiu dhe Fatmir Selmani si dhe zyrtarë të lartë institucionalë nga niveli qendror dhe lokal, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të tjerë, bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh pranë lapidarit të Bedri Ahmetit në fshatin Dobratin të Podujevës dhe pranë varreve të dëshmorëve të tjerë në Repë e Zhiti.

Aty u tha se po nderohen ata që Kosovës ia falen jetën dhe me gjakun e tyre u shkruan faqe të lavdishme të historisë. /rtk/