Ekipi i Llapit nesër do të luaj ndeshjen e radhës në kuadër të Vala Superligës së Kosovës. Llapjanët do të udhëtojnë për në Gjilan ku do të ndeshen me ekipin e Gjilanit, njofton Llapi.info.

Takimi në mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Gjilanit duke filluar nga ora 15:00. Ndërsa, drejtësinë në këtë takim do ta ndajnë gjyqtarët: B.Batalli, L.Muhadri, M.Berisha, I.Shuleta.

Ndryshe, ekipi i Llapit ndeshjen e fundit ka shënuar fitore me rezultat 3 me 2 ndaj ekipit të Besës./Llapi.info

111