Pas Policisë për të cilët raportuam ditë më parë se po pengojnë qytetarët duke parkuar në trotuar, të njëjtin veprim e kanë bërë edhe zyrtarë tjerë shtetërorë.
Inspektorja, me veturë me targa 3Z 126, ka parkuar në trotuarin te sheshi i qytetit. Pas “rehatimit” të veturës ajo ka shkuar për të pirë kafe, shkruan Llapi.info.
Fotografia ka ardhur në redaksinë e Llapi.info nga një lexues i cili edhe ka dhënë këto informacione. /Llapi.info