(I plotësuar) 6 persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e ndodhur para pak orësh në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Lajmin për të lënduarit e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi i cili ka thënë se të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK në Prishtinë, raporton Llapi.info.
Aksident në Gllamnik (Foto)
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Rastin për aksidentin e ndodhur e ka konfirmuar një lexues i Llapi.info i cili ka dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.
Mjeku kujdestar në Emergjencën e Podujevës ka thënë për Llapi.info se të lënduarit nga ky aksident, për trajtim të mëtejshëm janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Ai ka thënë se nuk e di saktë për numrin e të lënduarve.
Kurse, sipas dëshmitarëve të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes thuhet se janë rreth pesë persona të lënduar por që ky numër i të lënduarve nuk është i konfirmuar akoma nga organet shtetërore./Llapi.info