Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka shpallur konkurs për regjistrimin e vijuesve të rritur në arsimin e mesëm të lartë profesional.
Në këtë konkurs janë hapur drejtime në vetëm dy shkolla, në shkollën teknike “Fan S. Noli” ( 10 drejtime) dhe atë ekonomike “Isa Boletini” ( 3 drejtime), shkruan Llapi.info.
Sipas këtij njoftimi, të drejtë regjistrimi në këto shkolla kanë të gjithë ata persona të cilët e kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt./Llapi.info
Konkursin e plotë mund të lexoni këtu >>