Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë dje ka shpallur zgjedhjet për Forumin e Gruas dhe atë të Rinisë në Komunën e Podujevës.
Në një postim në rrjetin social facebook, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka shkruar se pas një takimi të cilin e kishte me këtyo dy forume ka shpallur edhe zyrtarisht zgjedhjet në këtë parti në Podujevë, njofton Llapi.info.
“Në një takim të përbashkët të Kryesisë së Degës me Kryesinë e Forumit të Gruas dhe Kryesinë e Forumit të Rinisë, sot shpallëm zyrtarisht zgjedhjet në këto dy struktura të rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë.
Me këtë rast u bëra thirrje të gjitha grave dhe të rinjve llapjanë, anëtarë të LDK-së, që të bëhen pjesë e këtij procesi, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen dhe fuqizimin e subjektit tonë. A.V” ka shkruar Veliu.