Dje rreth orës 14:10, një burrë ka raportuar në Polici se të dyshuar të panjohur ia kanë vënë zjarrin lokalit të tij në fshatin Gllamnik të Podujevës, transmeton Llapi.info.
“Viktima ka shuar zjarrin, ndërsa, dëmi i shkaktuar sipas viktimës është rreth 2100 euro. Nuk raportohet për te lënduar”, thuhet në raportin e PK-së.
Ndërsa nuk dihet shkaqet e vënies së këtij zjarri./Llapi.info