Njihet në tërë Kosovën si “Banja e Lluzhanit” edhe pse ajo gjendet në fshatin Shakovicë, të komunës së Podujevës. Për shkak të vetive shëruese që kjo banjë ka, vizitohet nga banorë të të gjitha anëve të Kosovës, madje edhe nga banorë jashtë saj, shkruan Llapi.info.

Kjo banjë e cila brenda ditës vizitohet prej afro 1000 deri 1400 persona, në vitin 2017 do t’i rris standardet pasi që pritet të bëhen investime të mëdha në të. Këtë për Llapi.info e ka bërë të ditur përfaqësues i kësaj banje, Valdrin Azemi.

“Në vitin 2017 pritet të bëhen investime të mëdha në këtë banjë. Investimi shkon afër 1.4 milion euro, ndërsa financimin do ta bëjmë vetë na në bashkëpunim me bankat e Kosovë” tha ndër të tjera Azemi.

Pas realizimit të këtij projekti vizitorët e kësaj banje përpos basenit do të mund të kenë edhe vizita mjekësore pasi që banja pritet ta ketë doktorë si dhe masazherë.

Pjesën e tokës ku gjendet kjo banjë dikur banorët e atij vendi e quanin të shkretë. Uji i ngrohtë i cili buronte në atë pjesë  shfrytëzohej shumë pak. Mirëpo me iniciativën e pronarit aktual të kësaj banje Sami Azemit ajo tash u shndërrua në një biznes e përveç kësaj edhe në një banjë shëruese./ Llapi.info.

banja
banja5
banja6
projekti3
projekti-2

projekti-i-banjes

projekti-4