Është ndërprerë përballja në mes Llapit dhe Feronikelit. Ishte minuta e 63 e takimit kur gjyqtari anësorë, Erduan Baliqi është sulmuar nga një tifoz në këmbë. Si pasoj e këtij sulmi, gjyqtari kryesorë, Fatmir Tahiri edhe ka ndërprerë këtë përballje, ku Llapi ishte duke humbur me rezultat 3 me 0, shkruan Llapi.info.

Zhvillohej minuta e 33 e takimit kur Mendurim Hoti i cili morri një top në zonë të Llapit gjuajti në portën e Avdylit dhe shënoj për 1 me 0 për Feronikelin.

Pas 7 minutash lojë, Feronikeli shënoi përsëri. Ishte minuta e 40 kur Hoti pasoi bukur te Blerand Kurtishaj i cili nga afërsia shënoi për 2 me 0. Me këtë rezultat u përmbyll edhe pjesa e parë.

Me të filluar gjysma e dytë e takimit, Llapi pësoi edhe golin e tretë. Kurtishaj shënoi përsëri për 3 me 0.

Deri në momentin kur edhe ndeshja u ndërpre Llapi assesi nuk arriti që të këndellej./Llapi.info