Klubi Futbollistik Llapi ka dënuar ashpër sulmin ndaj gjyqtarit Eduard Baliqi që i është bërë sot në përballjen Llapi- Feronikeli.
Përmes një komunikate, Llapi janë shprehur se distancohen nga një tifoz i pa identifikuar i dhe i papërgjegjshëm i cili sot ka prishur rrjedhën e takimit.
Përveç kësaj, Llapi ka kërkuar edhe na Policia e Kosovës që të jetë sy hapur në raste të tilla, shkruan Llapi.info.
Lexo edhe: Ndërpritet përballja Llapi- Feronikeli, sulmohet gjyqtari
Ja komunikata e plotë:
Komunikatë për ndeshjen futbollistike FC Llapi – FC Feronikeli
Sot në Merdarë ishte një ndeshje futbollistike e zhvilluar shumë mirë dhe me referim korrekt nga ana e gjyqtarëve dhe me lojë të merituar nga FC Feronikeli, ne si klub për çdo ndeshje hyjmë për fitore mirëpo ecuria ndeshjes ishte e atillë që FC Feronikeli të ishte klub më i mirë dhe me i përgatitur dhe me meritë ishte duke avancuar.
Ne FC Llapi distancohemi nga një tifoz i paidentifikuar dhe i papërgjegjshëshëm i cili prishi komplet rrjedhën e ndeshjes, aktet e tilla dëmtojnë rëndë edhe KF Llapi-n edhe Futbollin Kosovar në përgjithësi.
Ne si klub angazhohemi dhe mundohemi të kontribojmë në të mirë të Futbollit Kosovar, mirpo kërkojmë nga Policia e Kosovës të jetë më sy hapur dhe të krijoj siguri për ndeshjet futbollistike dhe të kryejn detyrat të cilat ju takojnë me Përgjegjësi.
FC “LLAPI” – 16 tetor 2016