Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në takim artistin llapjan, Hysni Mehmeti, i cili punon dhe vepron në Gjermani, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Gjatë takimit të sotëm, Veliu i uroi mirëseardhje në vendlindje artistit Mehmeti, i cili përmes veprave artistike ka portretizuar figura të larta kombëtare dhe nga skena politike shqiptare.

“Artisti Mehmeti e falënderoi kryetarin Veliu për mikpritjen dhe me këtë rast prezantoi mbi 70 vepra me portrete personalitetesh të shquara. Me këtë rast Mehmeti shpalosi edhe ambicien për organizmin e një ekspozite me veprat e tij artistike në Galerinë e Arteve të Kosovës” thuhet në kumtesë.

Ndërsa, Veliu ofroi mbështetjen e tij dhe të komunës së Podujevës për t’i dalë në ndihmë dhe në krijimin e kontakteve me qëllim qe ideja e artistit llapjan të jetësohet.

Mehmeti, i cili ka të mbaruar fakultetin e Bujqësisë, ndërsa vizatimin e ka hobi u shpreh i kënaqur për mbështetjen e marrë nga kryetari Veliu dhe premtoi realizimin edhe te veprave tjera.

Me këtë rast Mehmeti i dhuroi kryetarit Veliu portretin e tij, të vizatuar me thëngjill./Llapi.info