Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dega në Mitrovicën e Veriut ka vizituar sot degën e kësaj partie në Podujevë ku kanë diskutuar për sigurinë e qytetarëve në veri të Mitrovicës, transmeton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie të degës së AAK-së në Podujevë.
“Sot kishim nderin ta presim kryesinë e deges së AAK-së nga Mitrovica e Veriut ne krye me kryetarin e kesaj dege z.Gzim Alushi i cili është edhe asambleist i kesaj komune ndersa Blerim Meholli Sekretar ,Blerta Mahmuti zëdhënëse e AAK-së dega në Veri dhe Qazim Maloku Anëtar”, thuhet ndër të tjera në këtë komunikatë.
Sipas kësaj komunikate kryesia e AAK-së nga Mitrovica i njoftojë bashkpartiakët e tyre lidhur me gjendjen e sigurisë së qytetarëve shqiptarë në veri të Mitrovicës si dhe me gjendjen ekonomike, sociale dhe sfidat jetesës së shqiptarëve atje.
Ndërsa, AAK e Podujevës pasi që i njoftuan ata për aktivitetet e kësaj dege ata u premtuan se do të kenë përkrahje maksimale për çdo gjë që është e mundur si dhe përkrahje morale./Llapi.info