Është arrestuar personi i cili sulmoi gjyqtarin anësor në ndeshjen Llapi – Feronikeli që u zhvilluar dy ditë më parë në Merdar, njofton Policia e Kosovës transmeton Llapi.info.
“Është arrestuar me 17.10.2016 i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti kishte goditur me një guri (në këmbë) viktimën mashkull K/Shqiptar- gjyqtar anësor në një ndeshje futbollistike duke i shkaktuar lëndim trupor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.
Gjithashtu është bërë e ditur se gjyqtarit i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, ndeshja Llapi – Feronikeli u ndërpre në minutën e 63-të përderisa rezultati ishte 3:0 në favor të ekipit të Feronikelit./Llapi.info
Lexo edhe këtë:
Ndërpritet përballja Llapi- Feronikeli, sulmohet gjyqtari
Llapi dënon ashpër sulmin ndaj gjyqtarit