Një person ka mbetur i vdekur mbrëmë në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 23:20 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, në afërsi të pompës së benzinës HIB Petrol, transmeton Llapi.info.
Personi i cili ka ndërruar jetë është 20 vjeçari nga Podujeva Butrint Bajrami këtë e kanë bërë të ditur shoqëria e tij në rrjetin social Facebook duke shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
Ndërsa, Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Indeksonile ndër të tjera ka thënë se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23. Katër persona janë lënduar, një person ka ndërruar jetë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Trupi i pajetë B.B (1996) është ne obduksion”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa, mësohet se dy nga të lënduarit janë në gjendje kome.