Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu është paditur në Gjykatë për keqpërdorimin e drunjve ilegalë të konfiskuar nga Policia dhe Inspektorati i Pyjeve të Kosovës.
Kështu ka raportuar KTV gjatë ditës së djeshme ku thotë se Drejtori i Inspektoratit të Pyjeve në Kosovë, edhe pse nuk ka pranuar të flas me emra, ka thënë se nga fletëparaqitjet për keqpërdorim të drunjve të konfiskuar nuk i ka kursyer zyrtarë të lartë të komunave të ndryshme, përcjell Llapi.info
“Prej fletëparaqitjeve që kemi pas dikun rreth 200 fletëparaqitje që kemi pas ndaj janë personave fizik, juridik, roje të pyllit, teknikë si dhe zyrtarë të tjerë të lartë” ka thënë Zogu.
Në mesin e këtyre zyrtarëve është edhe drejtori i Bujqësisë në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu ndaj të cilit është kërkuar marrja e masave.
“Nuk i lejohet absolutisht asnjë zyrtari shembull që të jetë i involvuar në raste të tilla” ka thënë Zogu.
Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar Fetahu, duke thënë se nuk ka punuar kundërligjshëm.
“Dihet se çdo prerës i pyjeve i cili dëshiron në mënyrë legale ta prej malin e vet i nënshtrohet procedurave”, ka thënë Fetahu.
Në mesin e zyrtarëve të cilët mund të përballen me padi për keqpërdorim të drunjve ilegalë janë edhe dy kryetarë komunash. Kryetari Vushtrrisë, Bajram Mulaku si dhe kryetari i Novobërdës, Svetislav Ivanoviq./Llapi.info
http://www.dailymotion.com/video/x4y4ln9_dy-kryetare-komunash-akuzohen-per-keqperdorim-te-druve-konfiskuara_news