Me moton “Dhuro gjak shpëto jetë” iniciativa vullnetare “RB” në sheshin e qytetit të Podujevës, ka organizuar aksionin simbolik për dhurim të gjakut në përkujtim të dëshmorit Bedri Ahmetit.

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve llapjanë vazhdojnë të dhurojn gjak për nder të dëshmorit Bedri Ahmetit, i cili në po të njëjtën ditë kishte dhurar gjak në moshën rinore dhe po në të njëjtën ditë kishte dhënë jetën e tij për lirin e vendit.

Reshat Blakçori, drejtor i iniciativës vullnetare “RB”, tha se ky aktivitet po organizohet për ndër të dëshmorit Bedri Ahmetit.

“Një numër i konsideruëshem i qytetarëve të profileve dhe moshave të ndryshmë kanë shfaqur interesim për dhurimin e gjakut. Aktiviteti po organizohet për ndër të dëshmorit Bedri Ahmetit, i cili po në këtë datë kishtë dhuruar gjak në rinin e tij dhe po në këtë datë kishte dhënë jetën e tij për lirinë e vendit”, ka thënë Blakçori.

Fadil Mahmuti, menaxher për marketing dhe informim në Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, tha se kjo është hera e dytë që organizohet një aktivitet i tillë për nder të Bedri Ahmetit.

“Kjo është hera e dytë që në bashkëpunim me iniciativën vullnetare “RB” po organizohet një aktivitet i tillë për nder të Bedri Ahmetit. Është një numër i konsiderueshëm i njërëzve që po dhurojnë gjak dhe deri tani, të gjithë personat e interesuar i kanë plotësuar kushtet për dhurim të gjakut”, ka thënë Mahmuti.

SAMSUNG CSC
Ndërsa, Rinor Hakaj, një i ri llapjan, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të vin dhe të dhurojn gjak.

“Të dhurosh gjak nuk është e vështirë, kjo për dikë do të thotë jetë. Lotët e nënës nuk mund ta shpëtojnë fëmijën, por gjaku ynë po. Andaj, mos hezitoni dhe ejani e na u bashkoheni në aksion”, ka thënë Hakaj.

Ky aksion ka filluar në orën 10:00 të mëngjesit dhe vazhdon deri në orën 15:00 në mesditë./llapi.info

SAMSUNG CSC