Depoja për ruajtjen e patateve të fermerit Bejtush Imeri në fshatin Bellopojë të Podujevës do të bëhet nesër në orën 11:00.
Këtë e ka bërë të ditur Zyra pë Marrëdhënie me Publikun dhe Informim e Komunës së Podujevës, përcjell Llapi.info.
“Përurimin e kësaj depoje grumbulluese do ta bëjë Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe përfaqësuesit e programit AGRO të USAID-it”, thuhet ndër të tjera në këtë njoftim./Llapi.info