Depoja për ruajtjen e patateve të fermerit Bejtush Imeri në fshatin Bellopojë të Podujevës është përuruar sot. Ceremonia e përurimit është bërë në orën 11:00 të ditës së sotme, transmeton Llapi.info

Inagurimi i kësaj depoje u bë nga Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Januzi si dhe përfaqësues të USAID-it.

Veliu në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka shpërndarë disa fotografi nga ky inagurim të cilat mund t’i shihni më poshtë./Llapi.info
3
4
5
7
8