Ura mbi lumin Llap në Parkun e Qytetit në Podujevë sot është përuruar nga Kryetari i kësaj Komune, Agim Veliu me bashkëpunëtorë të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Veliu ka shkruar se me rastin e përurimit të kësaj ure, qytetarëve të Podujevës ua dorëzuam një objekt të rëndësishëm, njofton Llapi.info.

“Sot, me bashkëpunëtorë, përuruam urën e re mbi lumin Llap në Parkun e Qytetit në Podujevë. Me këtë rast, qytetarëve të Podujevës ua dorëzuam një objekt shumë të rëndësishëm, sepse kjo urë, përveç që mundëson një qarkullim më të lehtë, i ka dhënë edhe një pamje të bukur kësaj pjese të qytetit. Ky është edhe një projekt kapital në drejtim të kompletimit të infrastrukturës së qytetit”, ka shkruar Veliu

Hera e fundit kur kryetari i Komunës ka inspektuar punimet që po bëheshin në këtë urë, ka qenë para 57 ditëve (29 gusht).

Ura ka një gjerësi prej 5 metrash dhe ka dy pushimore./Llapi.info.

2

3

Foto e datës 29 korrik kur Veliu kishte inspektuar punimet mbi urë.
Foto e datës 29 korrik kur Veliu kishte inspektuar punimet mbi urë.