Në fshatin Dobratin të Podujevës është bërë “ndasi politike” mes lagjeve në asfaltimin e rrugës. Një pjesë e rrugës është e shtruar shumë mirë, pjesa tjetër është në gjendje të mjerusheme.

F.B., banor i fshatit Dobratin, thotë se kjo ndasi ka ndodhur për dallime politike.

“Pjesa e cila është e rregulluar mirë është lagjia në të cilën janë me partinë në pushtet, LDK-në. Pjesa tjetër , kjo e lagjës së Bajgorëve, është në këtë gjendje pasi kjo pjesë është me PDK-në. Asfaltimi i rrugës është bërë brenda një ditë dhe të nesërmen asfaltin e ka mbuluar bora. Kjo rrugë më mirë është sikur të kishte me qene vëtëm në zallë sesa kështu siç është”, ka thënë ai.

44
Durim Salihu, drejtor i Planifikimit Urbanistik dhe Mbrojtjes së Mjedisit në komunën e Podujevës, tha se kur është asfaltuar kjo rrugë, nuk ka qenë në drejtori ai.

“Në kohën kur është asfaltuar ajo rrugë, une nuk kam qenë drejtor, dhe nuk di se çfarë ka ndodhur atë kohë. Ne këtë vit kemi plan asfaltimin e rrugës në lagjën “Leci” në Dobratin, ndërsa, këtë rrugë nuk e kemi në plan sepse duhet që banorët të bëjnë projektin vet dhe ta sjellin në komunë”, ka thënë Salihu./llapi.info

11