Nuk është veterinari, është oborri i Spitalit në Podujevë.

Përveç problemit shëndetësorë që kanë banorët e Podujevës, ata janë të rrezikuar edhe nga qentë endacak të cilët enden lirshëm nëpër oborrin e Spitalit, shkruan Llapi.info.

Siç shihet edhe në fotografitë e dërguara nga një lexues, këta qen janë fare afër dritareve të spitalit.

Për zgjidhjen e këtij problemi, Shefi i Drejtorisë për Shërbime Publike në Podujevë, Rasim Fejza, kohë më parë pati thënë për Llapi.info se do ta bëjmë para fillimit të 1 shtatorit të këtij viti.

Mirëpo edhe pse kanë kaluar thuajse dy muaj, deri më tani nuk është ndërmarr asgjë lidhur me këtë problem./Llapi.info

qent

qeni