Udhëkryqi që lidhë rrugët të cilat qojnë për në fshatin Sfeçël dhe Balloc ka marrë epitetin si vend i fataliteteve.

Këtë e ka bërë të ditur dje Komandanti i Stacionit Policorë në Podujevë, BekimBislimi i cili ka ngritur si shqetësim numrin e madh të aksidenteve të cilat janë duke ndodhur në magjistrale, e me theks të veçantë në rrugën rajonale Podujevë- Shajkoc, thuhet në njoftimin e shtypit të Zyrës së informimit të Komunës së Podujevës, shkruan Llapi.info.

Ai këtë shqetësim e ka bërë të ditur në mbledhjen e Këshillit Komunal të Sigurisë në Bashkësi (KKSB) . Ai ka theksuar se udhëkryqi i rrugëve për në fshatin Sfeçel dhe Balloc është identifikuar si vend në të cilin kanë ndodhur dhe mund të ndodhin aksidente me fatalitet.

Meqenëse kjo rrugë është në kompetencë të Ministrisë së Infrastrukturës, u kërkua që nga kjo ministri të ndërmerren veprime adekuate në mënyrë që të mënjanohet rreziku në atë udhëkryq./Llapi.info