Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni për Inspektimin e Objekteve Sportive, i ka dhënë dritën jeshile stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kështu, përballja Llapi- Drenica do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahir Pajaziti”.
Për herë të parë këtë sezon, Llapi do të luaj si vendas në stadiumin e rinovuar me bari sintetik.
Mirëpo “Legjendat” nuk mund të jenë prezent në këtë përballje pasi që Llapi u dënua nga FFK për incidentin e ndodhur në xhiron e 9- të në përballje me Feronikelin ku gjyqtari Erduan Baliqi mbeti i lënduar nga një tifoz./Llapi.info