Shefi i stacionit të Policisë së Kosovës në Podujevë, Bekim Bislimi, ia ka dhënë ndihmën e parë sot në mëngjes një vajze që ishte aksidentuar duke marr lëndime të lehta trupore.
Në një fotografi e cila ka shkuar në portalin Lajmi.net shihet Bislimi ulur pranë vajzës duke i dhënë ndihmën e parë, njofton Llapi.info.
Ai ka hequr uniformën e tij dhe e ka mbuluar vajzën në nevojë e cila qëndron ulur në në tokë./Llapi.info