Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, sot është mbajtur takimi i Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për dinamikën e realizimit të projekteve për vitin 2016.
Në takimin e sotëm të Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës u bisedua për dinamikën e realizimit të projekteve dhe shpenzimet buxhetore, thuhet në njoftim e komunës së Podujevës, njofton Llapi.info.
Gjatë takimit, Veliu kërkoi nga drejtorët intensifikim të aktiviteteve në përmbylljen e projekteve dhe shpenzimit të mjeteve buxhetore sipas kategorive dhe dinamikës së planifikuar me Buxhetin e Komunës për vitin 2017.
Ai veçmas kërkoi angazhim më të madh në përfundimin e projekteve infrastrukturore, duke pasur parasysh se po afrohet stina e dimrit./Llapi.info