Hamdi Namani ka qenë kreator i fitores përballë Drenicës, i cili nga rreth 20 metra me një goditje të fortë befasoi portierin mysafirë.
Skuadra llapjane përgatitet për ndeshjen e të enjtes (pasnesër, në orën 13.00) ku para shikuesve të vet ndeshen me skuadrën me renome, Prishtinën.
“Së pari jam shumë i lumtur për golin gjithashtu edhe për tri pikë që ia solla klubit. Çdo gol është i mirë. Shpresoj të vazhdojmë me këtë ritëm të fitoreve”, thotë Namani për gazetën kombëtare “Bota sot”.
“Mendoj se cilësia u rrit dhe ka rivalitet të madh në mes skuadrave. Kemi shumë ekipe të cilat do të luftojnë deri në fund për titull”.
“Më vjen keq që nuk mund ta ndihmojë ekipin për shkak të kartonëve të verdhë”, thotë Namani.