Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar dy nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Dy luftëtarët e lirisë u vranë 27 vjet më parë në Breg të Diellit, Prishtinë, siç tha Veseli, “duke luftuar heroikisht”.
“Ata të dy luftuan pa kompromis deri në sakrificën e skajshme të vetëmohimit për të çliruar atdheun dhe për të krijuar një Kosovë të lirë dhe demokratike. Emrat e tyre janë skalitur me shkronja të arta në historinë e popullit tonë dhe do të shërbejnë përjetë si një dëshmi e qëndresës dhe sakrificave të mëdha që kemi kaluar për të ardhur në ditët e sotshme”, u shpreh Veseli.