Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot në një konferencë për medie ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.
Sipas tij koalicioni qeverisës LDK- PDK i ka numrat dhe se nuk ka asnjë telashe për sa i takon funksionimit të koalicionit, raporton Llapi.info.
“Koalicioni qeverisës është stabil , koalicioni është duke punuar, i ka numrat, qeveria është në punë, ka bë shumë punë të mira edhe nuk e ka asnjë telashe për sa i takon funksionimit të këtij koalicioni” tha Veliu.
Tutje Veliu tha se për LDK- në kjo çështje nuk është as temë diskutimi.
“Për ne kjo çështje nuk është temë e diskutimit në Lidhjen Demokratike sepse nuk është hap asnjë diskutim në forumet e këtij subjekti politik për zgjedhjet. Zgjedhjet nacionale janë në 2018 ndërsa ato lokale janë në vitin e ardhshëm” tha Veliu./Llapi.info