Trendi i ikjes ka përfshirë edhe pjesë të tjera të Llapit. Fshati Sfeqël tash numëron 200 banorë më pak.Nga një familje në Podujevë janë larguar 50 anëtarë.
Afër 50 anëtar të familjes Rakinica nga Podujeva kohët e fundit kanë emigruar në shtetet e perëndimit siç thonë familjarët për një jetë më të mirë.
68 vjeçari Faik Zeka nuk ka shpresë që nipat t’i hapin derën, pasi djali me familje iku në Gjermani.
Zeka thotë se papunësia dhe dëshira për një jetë më të mirë ka detyruar ata të ikin nga Kosova.
Ndërkohë në fshatin Sfeqël banorët në mënyrë të organizuar kanë marrë rrugën drejt Perëndimit.