Asamblisti i PDK-së në komunën e Podujevës,  Flakron Gashi  është duke marr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, ku po mbahet Forumi Botëror i Demokracisë.

Pjesëmarrësit  janë nga 60 vende të ndryshme të botës, përfshi edhe Kosovën. Temë kryesore e këtij forumi do të jetë “Democracy & equality: does Education matter” dhe do të zgjasë 3 ditë.

Pjesëmarrësit janë te ftuar nga Council of Europe, njëkohësisht një pjesë e pjesëmarrësve ditën e fundit të punimeve do të certifikohen si pjesë e programit njëvjeçar i cili është mbajtur nga Shkollat dhe Institutet Poltike të vendeve përkatëse.

Nga Kosova do të certifikohen 18 pjesëmarrës, si pjesë e programit të Prishtina Institute for Political Studies (PIPS), në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.