Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dje në fshatin Gllamnik të Podujevës, njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, transmeton Llapi.info.

Sipas raportit, personi i arrestuar ishe i kërkuar nga Policia dhe është arrestuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Podujevë.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës./Llapi.info