Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti sot në një takim zëvendësministrin e Drejtësisë, Florian Dushi, me të cilin bisedoi për çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.
Gjatë takimit të sotëm, Veliu e informoi zëvendësministrin Dushi për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë zhvillimin e gjithmbarshëm në Komunën e Podujevës, thuhet në kumtesën e komunës, njofton Llapi.info.
Veliu foli për investimet e bëra në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik, si dhe për projekte që kanë të bëjnë me mirëqenin dhe sigurinë e qytetarëve.
Gjatë takimit u bisedua edhe efikasitetin e institucioneve të drejtësisë dhe bashkëpunimin e Komunës me këto institucione, si dhe në funksionimin e rendit dhe ligjit.
Zëvendësministri Dushi, duke falënderuar Veliun për pritjen, tha se do të angazhohet për thellimin e bashkëpunimit me Komunën dhe ngritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi./Llapi.info