Të rinjtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Podujevë që nga sot janë bërë me kryesi të re. Për katër vitet e ardhshme ata do t’i udhëheqë kryetari i ri Fidan Rekaliu

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në rrjetin e tij social facebook.

“Në një atmosferë festive të rinjtë e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë mbajtën sot Kuvendin e Dhjetë Zgjedhor, në të cilin zgjodhën strukturat e tyre përfaqësuese për katër vitet e ardhshme”, ka shkruar Veliu.

“101 delegatët prezent në Kuvend zgjodhën Fidan Rekaliun kryetar të Degës së Forumit të Rinisë së LDK-së, kryesinë e degës dhe delegatët për Kuvendin Qendror.

Ky proces i përfshiu mbi dy mijë të rinj nga të gjitha pjesët e Komunës së Podujevës, të cilët me pjesëmarrjen e tyre masive treguan edhe një herë se LDK-në në Llap e presin fitore të reja, ku të rinjtë do të jenë bartësit kryesor të tyre” shkroi ai./Llapi.info